Bota

Shtëpia e Bardhë bën thirrje për reduktim të retorikave dhe depërshkallëzim

Shtëpia e Bardhë dëshiron që të “reduktohen retorikat dhe depërshkallëzim” pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi forcat bërthamore që të jenë në gatishmëri.

“Ne e kemi parë këtë sjellje nga presidenti Putin gjatë disa muajve të fundit dhe madje edhe më parë, ku ai prodhon kërcënime në mënyrë që të justifikojë veprimet e tij agresive”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki për “MSNBC”. “Rusët – përfshirë presidentin Putin si lider i Rusisë – janë zotuar të ndërmarrin hapa për të reduktuar kërcënimet nukleare. Të gjithë e dinë se nuk është luftë që mund të fitohet. Ne nuk kemi ndryshuar shkallën tonë të alarmit. Ajo që duam tash është të reduktohet retorika dhe një depërshkallëzim”.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Putin të dielën vuri në gatishmëri forcat e mbrojtjes bërthamore. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *