Shtatë nga Gjermania e pesë nga Hollanda, mbërrijnë në Kiev 12 tankse
Të paktën 12 obusë kanë mbërritur në Ukrainë ditën e sotme. Lajmin e bëri të ditur ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht e cila konfirmoi se Kievi mori 12 obusë vetëlëvizëse PzH 2000 siç ishte planifikuar, shtatë nga Gjermania dhe pesë nga Holanda.
“Ky është një sinjal i rëndësishëm, sepse është pikërisht ajo që i nevojitet Ukrainës,” tha Lambrecht, e cila shtoi se “dorëzimi i radhës në përgatitje është sistemi i shumëfishtë i raketave Mlrs Mars II”.
Trajnimi përkatës i ushtarëve ukrainas do të fillojë përsëri në qershor dhe më pas Gjermania do të dërgojë tre sisteme Mlrs, si dhe Britania e Madhe, ndërsa SHBA do ta furnizojë vendin me katër të tillë.
Rruga Press