Bota

Bllokada e Kaliningradit/ Lituania: Jemi të përgatitur për hakmarrjen ruse

Presidenti i Lituanisë, Gitans Nauseda, ka deklaruar të mërkurën se shteti i tij është i gatshëm për ndonjë hakmarrje të mundshme nga Rusia, pasi ky vend ndaloi tranzitin e mallrave të caktuara që u nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian, nëpër territorin e saj me destinim enklavën ruse Kaliningrad.

“Ne jemi të përgatitur për disa veprime jomiqësore nga ana e Rusisë, shkëputje nga sistemi BRELL apo veprime të tjera”, tha Nauseda, duke folur për Reuters të mërkurën.

Sistemi BRELL është një rrjet energjetik i ndarë midis Rusisë, Bjellorusisë dhe shteteve baltike.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ai tha se nuk beson se Rusia do ta sfidojë ushtarakisht Lituaninë, sepse vendi i tij është anëtar i NATO-s.

Nauseda mbrojti vendimin për të bllokuar kalimin e disa mallrave, duke thënë se ata po zbatojnë atë që u vendos në Bruksel.

“Ne thjesht zbatojmë sanksionet, të cilat janë vendosur në nivel të Bashkimit Evropian, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Lituanisë. Ne mezi presim të zbatojmë fazat e ardhshme të sanksioneve dhe do të ishte shumë mirë që Komisioni Evropian t’ua shpjegojë përmbajtjen e sanksioneve autoriteteve ruse dhe ndoshta kjo do të largojë disa tensione që po lindin tani”, shtoi ai, duke paralajmëruar se nga përshkallëzimi i tensioneve nuk do të përfitojë asnjëra palë.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Më herët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se po diskutohen masat hakmarrëse ndaj Lituanisë për ndalimin e transitit të mallrave ruse që synim kanë furnizimin e Kaliningradit.

Peskov nuk elaboroi se çfarë mund të përfshijnë këto masa dhe tha se nuk kishte një afat kohor të saktë për përgjigjen e Moskës.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *