Bota

Shtatë mënyra për frenimin e ndryshimit klimatik

Samiti i klimës COP26 në Glasgow të Skocisë është faturuar si shansi i fundit për ta kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius.

Mirëpo, përtej marrëveshjeve dhe mundësive të fotografimit, cilat janë gjërat kyç që shtetet duhet të bëjnë për të trajtuar ndryshimin e klimës?

BBC-ja ka prezantuar shtatë mënyrat për t’i ndaluar ndryshimet klimatike në tokë.

Lëndët djegëse nën tokë

Djegia e lëndëve djegëse, siç janë nafta, gazi e sidomos thëngjilli, liron dyoksidin e karbonit (CO2) në atmosferë, duke krijuar nxehtësi e duke i rritur temperaturat globale.

Është një çështje që duhet të trajtohet në nivel qeveritar, nëse temperaturat arrijnë limitin te 1.5C – nivel ky i cili konsiderohet si i rrezikshëm për ndryshimin klimatik.

Megjithatë, shumë vende të mëdha të varura nga thëngjilli – si Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India – kanë refuzuar nënshkrimin e një marrëveshjeje në këtë samit që synon largimin gradual të burimit të energjisë në dekadat e ardhshme.

Ndalimi i emetimeve të metanit

Një raport i fundit i OKB-së ka sugjeruar se reduktimi i emetimeve të metanit mund të japë një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e emergjencës plenare.

Një sasi e konsiderueshme e metanit lirohet nga “ndezja”- djegia e gazit natyror gjatë nxjerrjes së naftës – e cila mund të ndalet me ndreqje teknike. Gjetja e rrugëve më të mira për asgjësimin e mbeturinave, është gjithashtu e rëndësishme, ngaqë vendet e deponimeve janë një tjetër burim i madh i emetimit të metanit.

Në COP26, afërsisht rreth 100 shtete u pajtuan në ndalimin e emetimeve të metanit, marrëveshje kjo në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Zotimi Global i Metanit synon t’i kufizojë emetimet e metanit me 30% krahasuar me nivelet e vitit 2020.

Kalimi në energjinë e rinovueshme

Prodhimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes, japin një kontribut më të madh në emetimet globale sesa çdo sektor ekonomik.

Transformimi i sistemit energjetik global nga një sistem i varur nga lëndët djegëse në një të dominuar nga teknologjia e pastër – i njohur si dekarbonizimi – është primar për përmbushjen e synimeve aktuale të klimës.

Energjia diellore dhe e erës do të duhet të dominojnë si energji e përzier deri në vitin 2050, nëse vendet duan t’i arrijnë qëllimet e tyre për rrjetin zero.

Megjithëse do të jetë goxha sfiduese.

Më pak erë nënkupton më pak energji elektrike e prodhuar, mirëpo teknologjia më e mirë e baterisë mund të na ndihmojë të ruajmë energjinë e tepërt nga burimet e riprodhueshme, të cilat do të jenë gati të lirohen kur na nevojiten.

Të braktisen benzina dhe nafta

Patjetër se duhet t’i ndryshojmë edhe mënyrat që i përdorim për makinat tona në tokë, det dhe ajër.

Heqja e makinave me benzinë dhe naftë dhe kalimi në automjete elektrike do të jetë kritike.

Kamionët dhe autobusët mund të furnizohen me karburant hidrogjeni, i prodhuar në mënyrë ideale për përdorimin e energjisë së riprodhueshme.

Shkencëtarët po punojnë për karburante të reja e më të pastra për avionët, megjithëse, aktivistët po u bëjnë thirrje njerëzve t’i reduktojnë fluturimet që po i bëjnë.

Mbjellja e më shumë drurëve

Një raport i OKB-së në vitin 2018, ka sqaruar se për të pasur gjasa reale për ta mbajtur rritjen e temperaturës globale nën 1.5C, duhet ta largojmë nga ajri dyoksidin e karbonit.

Pyjet janë të shkëlqyera për ta thithur atë nga atmosfera – një arsye më shumë se pse aktivistët dhe shkencëtarët theksojnë nevojën për ta mbrojtur botën natyrore duke e reduktuar shpyllëzimin.

Programet e mbjelljes masive të pemëve shihen si një mënyrë për kompensimin e emetimeve të CO2.

Pemët me gjasë do të jenë të rëndësishme derisa vendet po luftojnë synimet e tyre për rrjetin zero, meqë emetimet të jenë reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur, ato emetime të mbetura mund të “anulohen” nga zhytëset e karbonit, në këtë rast, pyjet.

Heqja e dyoksidit të karbonit nga ajri

Teknologjitë e reja që e largojnë artificialisht dyoksidin e karbonit nga atmosfera, ose që e ndalojnë të lirohet në radhë të parë, mund të kenë një rol të rëndësishëm.

Një numër i kapjeve të objekteve direkt në ajër është duke u zhvilluar, përfshirë edhe impiantet e ndërtuara nga “Carbon Engineering” në Teksas dhe “Climesworks” në Zvicër. Ata punojnë duke përdorur ventilatorë të mëdhenj që e shtyjnë ajrin përgjatë një rrjete që e absorbon dyoksidin e karbonit.

Një metodë tjetër është kapja dhe ruajtja e karbonit, e cila i kap emetimet në “pikën e burimeve” ku ato prodhohen, për shembull në termocentralet me thëngjill. Më pas, CO2 groposet thellë nën tokë.

Megjithëkëtë, teknologjia është shumë e shtrenjtë dhe e diskutueshme, për shkak se siç shihet nga kritikët, ajo ndihmon në vazhdimësinë e mbështetjes së lëndëve djegëse.

Ndihma financiare

Në samitin COP i mbajtur në vitin 2009, shtetet e pasura u zotuan se do t’u ofrojnë ndihmë financiare prej 100 miliardë dollarësh deri më 2020, me qëllim që t’i ndihmojnë vendet e varfra ta luftojnë dhe të përshtaten me ndryshimin klimatik.

Data e synuar nuk është arritur, megjithëse Qeveria e Britanisë, si mbajtëse e presidencës së COP, së fundmi ka planifikuar t’i realizojë këto plane në vitin 2023.

Shumë vende të varura nga thëngjilli po përballen me mungesa të rënda të energjisë që rrezikojnë rikuperimin e tyre nga COVID-19 dhe prekin në mënyrë të pabarabartë të varfrit. Këta faktorë i pengojnë ata të largohen nga industritë ndotëse.

Disa ekspertë besojnë se kombet më të varfra do të kenë nevojë për mbështetje të vazhdueshme financiare, për t’i ndihmuar këto të fundit të lëvizin drejt energjisë së gjelbër. Për shembull, Amerika, Bashkimi Evropian dhe Britania së fundmi kanë ofruar $8.5bn ta ndihmojnë fazën e largimit të përdorimit të thëngjillit në Afrikën Jugore./koha/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *