Sport

Shqiptarja që luan për Real Madridin në formë të shkëlqyer para “El Clasicos”

Kosovare Asllani është rikthyer, është rikthyer “mbretëresha”. Kështu e ka nisur tekstin gazeta spanjolle “As” për futbollisten shqiptare nga Mitrovica që përfaqëson Suedinë.

Pasi u shërua plotësisht nga lëndimi i gjurit, futbollistja e Real Madridit, Asllani, luajti të dielën kundër Villarrealit dhe shkëlqeu në mesjavë në Ligën e Kampionëve kundër Breidablikut në fitoren 3:0. Golashënuesja më e mirë e madrilenëve për sezonin që shkoi, realizoi dy herë në duelin e mesjavës duke e ndihmuar Real Madridin të shkojë në çerekfinalen historike të skuadrës në këtë garë.

Iu deshën vetëm 10-të minuta lojë në Evropë për ta shënuar golin e parë, ndërsa të dytin e realizoi në minutën e 40-të nga penalltia.

Në fillim të sezonit, Asllani u infektua me Covid-19 dhe pati pak minuta në fushë.

Megjithatë, pritet të jetë në formën më të mirë kur Real Madridi dhe Barcelona luajnë të dielën në mesditë, në “El Clasicon” e elitës së futbollit spanjoll në konkurrencën e femrave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *