Lajme

Shqiptarët qe jetojnë në Medvegjë respektojnë vendimin e qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit

Dy qytetarë nga Kosovë të cilët jetojnë në Serbi, e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

EkonomiaOnline shkruan se Hamdi Arifi nga Medvegja mëngjesin e sotëm ka shkuar në Agjencinë e Regjistrit Civil në Prishtinë për të marrë targa të përkohshme, ndërkohë që është shprehur se ende nuk i di mirë se si janë procedurat për të marrë targa.

“Për ata jam edhe sot këtu mirëpo më lajmëruan se nuk kanë ende ndonjë informatë se si shkon kjo far pune. Unë jam një prej tyre që kam bërë kërkesë për targa RKS dhe të shohim tash. Na këtë problem e kemi qe sa kohë kur shkojmë për Medvegjë. Le ta provojnë edhe ata me pas vonesa në kufi”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Kurti i fton bizneset të forcojnë bashkëpunimin me Qeverinë

Gjthashtu edhe Shemsedin Beqiri, është shprehur se e respekton vendimin e qeverisë dhe se ka në plan që të shkoj në kufi për tu furnizuar me targa.

“Me vullnet dua ta respektoj rregullin shtetëror i cili është obligim jo veç për mua por për të gjithë. Kam ardhur ta kryejë këtë obligim që më është dalë. Megjithatë është një gjë që duhet respektuar nga të gjithë. Më erdhi mirë se këtu paskan dhënë mundësi se përndryshe kam pasur plan të shkoj në kufi të furnizohem me targa. Besoj se nga deklarata në kufi të gjitha janë për ta respektuar rregullin shtetëror për tu pajisur me targa”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Osmani takon Greenfield, flasin për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *