Opinion/Aktualitet

Shqiptarët, Evropa dhe interesi strategjik i përbashkët

[Pse km Albin Kurti duhet ta takoj km Edi Rama?]

Kryeministri Edi Rama nis sot turin ballkanik dyditor për Procesin e Berlinit. Ai pritet të zhvillojë takime në Shkup, Beograd, Sarajevë, Prishtinë e Podgoricë.

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Në vigjilje të turit të tij të paralajmruar në Siujdhesën Ilirike kryeministri i Shqipërisë politike, Edi Rama, publikoi në mëngjesin e sotëm kët cicërimë në rrjetin social Twiter.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama në twitter-in e tij.

Detyrimi për ta hedhur këtë hap, a është reflektimit racional për veprimin e turpshëm të 14 qershorit, apo produkt i presionit të brendshëm? Edeh njëri e edhe tjetri hamendësim logjik, me gjasë nuk ëqndron! Duket se ky reflektim ka një arsye të karakterit VIS MAJORIS. Ai ndërlidhet me fundin e pritshëm të presidentit serb, por edhe drosë së zhvillimeve politike në Shqipëri më shpejt ngasa nënkuptojnë cilet ligjore e kushtetuese.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Kosova gjatë gjithë historisë politike të mbijetesës, ka “hëngër” shumë koka të kryeminsitrave të Shqiërisë politike, madje sa herë ata pretendonin ta trajtonin atë si monedhë për kusuritje të interesave politike ditore. Rasti më eklatant, por disi i mbuluar me dritë-hije misterioze mbetet tutje ai i Mehmet Shehut, për ët mos folur për të gjithë kryeminsitrat e periudhës së tranzicionit demokratik.

Cilido kryeministër që merrë përgjegjësinë ta drejtojë Shqipërinë politike tani e tutje, duhet të logarisë se, gjysma tjetër e Shqipërisë është jashtë dhe ajo nuk ka hequr dorë kurrë që t’i bashkohet Shqipërisë politike, nukleusit të Kombit.

Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë tona, të këtyre dy gjysmave të Shqipërisë sonë, e jo vetëm ato 13-të që qenkan nënshkruar pa ceremoninë formale që meritonte Gjakova, duhet trajtuar si pjesë të këtij gjakimi dhe jo si “heqje meraku”!

Për aq kohë sa këto marrëveshje trajtohen me kaq mungesë serioziteti, Edi Rama dëshmon se nuk e ka merakun real të marrëveshjeve që nënshkruan me qeveritë e Kosovës, por ka një hallë tjetër. Gjykoj se edhe kjo përkulje e Edi Ramës që në agimin e ditës së sotme, flet shumë për hallin që ka. Këtë hallë nuk ia heq dot as insistimi për takim me kryeminsitrin Kurti.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Mobilizimi kaq i hershëm për trin që gjoja ndërlidhet me Procesin e Berlinit, duket të jetë vetëm mbulesë e angazhimit të tij real. Pavarësisht prapaskenave të lojës, rreshtimi pro këtij procesi dhe heqja dorë nga Open Ballkani, duke i i dhënë energji shtesë Procesit të Berlinit, përfiton Kombi ynë, dy republikat tona.

Prandaj, për hir të kauzave të mëdha politike e me interes nacional, sugjeroj kryeminsitrit Kurti që ta takoj homologun e tij nga Shqipëria politike. Duke takuar kryeministrin e Shqipërisë politike, kryeministri i Republikës së Kosoëvs, Albin Kurti, ia bën të qartë jo vetëm Edi Ramës, por edhe asaj lagjeje të diplomacisë europiane që po e shfrytëzon z Rama për t’i shpërfaqur shqiptarët ashtu si vërtet nuk janë [Kombi është më unik se kurrdoherë më parë, pavarësisht tekave të qeveritarëve të përkohëshëm], se për të ardhmen e Kosovës, tani e tutje duhet të logarisin jo vetëm në vulnetin politik të Prishtinës, po edhe të Kombit Shqiptar në tërësinë e tij.

Edi Rama me këtë tur nëpër Siujdhesën Ilirike, do ta kuptoj edhe më mirë se Shqipëria bëhet NJË dhe ZONJË, duke marrë në konsideratë sakrificën e Kosovës dhe interesin nacional.

Shqipëria dhe Shqiptarët do t’i rikthehen tok Europës, familjes euroatlantike, duke i shërbyer interesit strategjik të përbashkët.

Prishtinë, 6 korrik 2023, ora 11.04

Rruga Press

YouTube player