Lajme

Shqiptarët e Kosovës nisen drejt bregdetit shqiptar pas shtyrjes së nisjes së shkollave

Edhe pse në vendin tonë dhe në Kosovë, situata paraqitet e rëndë përsa i takon shtimit të rasteve me Covid-19, kjo gjë duket se nuk i ka ndaluar shqiptarët e Kosovës që të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Edhe pse jemi në fund të sezonit veror, numri i shqiptarëve nga Kosova që po kalojnë në pikat kufitare drejt Shqipërisë është i lartë, shkak për këtë mendohet të jetë edhe shtyrja e shkollën nga 1 në 13 Shtator.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Fluks i madh i automjeteve po presin të hyjnë në Shqipëri, ndërsa kolona janë shkaktuar në pikën kufitare në Morinë. 

Vetëm dje në Kosovë janë shënuar 36 viktima dhe 1630 raste nga COVID-19. Me rritjen e numrit të viktimave dhe rasteve të shtuara shumë qytetarë të Kosovës nuk po arrijnë të vaksinohen sepse sistemi nuk po funksionon. Ende nuk dihet nëse ka vaksina në dispozicion ndërkohë që disa ditë më parë qeveria Kosovës njoftoi se gjatë muajit Shtator pret të mbërrijnë 650 mijë doza vaksinash dhuratë nga SHBA dhe Gjermania.

Lexo më shumë  Emigracioni nuk ndalet, raporti i BERZH-it: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë në tre dekada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *