Opinion/Aktualitet

Shqipërinë sot e drejtojnë dishepujt e Koçi Xoxes dhe trashëgimtarët hoxhistë të projekteve të Miladin Popoviçit

Shkruan Elvis Hoxha

Grenelli vijon punën e tij si organizator i bashkimit antishqiptar në rajon.

Ndërkohë, PD-së, që dëshironte me zell fitoren e Trumpit, pak i intereson se ç’do të ndodhte në Kosovë po të kishte fituar Trumpi. Sot ajo sheh ambasadorin e privilegjuar të Trumpit, Grenellin, të takohet me mikun e tij Ramën.

Basha nuk e ka për asgjë mini-jugosllavinë e mini-shengenit. Betejat e tij janë të tjera. Në fakt, beteja e tij nis aty nga shtatori i ardhshëm, sigurisht me ndonjë akt trim në shërbim të kryeministrit Rama. Një akt trim mund të jetë sërish tërheqja nga parlamenti i grupit parlamentar të PD-së. Kaq është imagjinata e kësaj partie, aq sa dhe imagjinata e liderit të saj të vogël.

Lexo më shumë  BDI-ja nuk ka mbijetuar për 22 vjet pushtet vetëm si parti politike, por si një rrjet interesash politike, ekonomike, mediatike dhe rajonale

Të dy forcat kryesore politike në Shqipëri janë me Trumpin, dhe nuk kanë asnjë lidhje me fatin e Kosovës. Shkurt, të dy forcat politike që mbledhin votat e shqiptarëve, nuk kanë asnjë interes të mbrohet kombi shqiptar. Basha i shërben Ramës, Rama i shërben Vuçiçit. Votuesit e Republikës së Shqipërisë u shërbëjne të treve.

Shqipërinë sot e drejtojnë dishepujt e Koçi Xoxes dhe trashëgimtarët hoxhistë të projekteve të Miladin Popoviçit. Kombi shqiptar nuk është ende i përfaqësuar në udhëheqjen e Republikës së Shqipërisë.

Lexo më shumë  BDI-ja nuk ka mbijetuar për 22 vjet pushtet vetëm si parti politike, por si një rrjet interesash politike, ekonomike, mediatike dhe rajonale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *