Sport

Shqipëria U19 e mbyll me fitore kundër Maqedonisë së Veriut

Shqipëria U19 i ka mbyllur me fitore kualifikueset për Euro 2023, teksa në ndeshjen e fundit të grupit 7 ka mposhtur me rezultatin 3-1, Maqedoninë e Veriut U19. Kuqezinjtë e trajnerit Armando Cungu nuk zhgënjyen, megjithatë për fat të keq ky rezultat nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në raundin pasardhës duke qenë se skuadra u rendit në vendin e tretë me katër pikë të grumbulluara, pas Francës kryesuese dhe Serbisë.

Sa i përket sfidës, kuqezinjtë e nisin mirë teksa në minutën e 19 Mata kalon të tijtë në avantazh falë ekzekutimit të saktë nga pika e bardhë. Ndërkohë, në vazhdim, Shqipëria ka mundësinë për të dyfishuar, por ndalet nga portieri i kundërshtarëve. Kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0, miqtë befasojnë duke realizuar golin e barazimit.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, kuqezinjtë ishin të motivuar për të marrë maksimumin dhe në këtë formë realizuan dy gola të menjëhershëm me Pjeshkën dhe Bibon. Kështu, trepikëshi u vendos në kasafortë ndërsa rezultati nuk ndryshoi më në deri në fundin e lojës.

Shqipëri U19 – Maqedoni e Veriut U19   3-1

Mata  19′ (pen), Pjeshka 47′, Bibo 50’/ Talakov 45’+1

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *