Bota

Ministra e deputetë serbë mbrojnë edhe në kuvend muralin e kriminelit Mladiq

Deputeti i SDA-së nga Sanxhaku, Enis Imamoviq, ka ngritur në Kuvendin e Serbisë, çështjen e muralit të kriminelit Ratko Mladiq, që tash e sa muaj zë një pjesë të një godine në qendër të Beogradit.

Ai ka pyetur në Kuvend se kush nga politikanët po i mbron huliganët që po i bëjnë roje muralit tash e sa ditë për të mos u fshirë.

Ai ka shtruar edhe pyetje për prokurorinë e Serbisë, nëse Ratko Mladiq, i dënuar për krime lufte e gjenocid nga Tribunali i Hagës, është hero apo kriminel.

I gjithë ky shqetësim i tij, por edhe i shoqërisë liberale serbe dhe i Perëndimit, është përkthyer si sulm ndaj Serbisë.

Lexo më shumë  Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

Ndaj fjalimit të tij ka reaguar deputeti i partisë së Ivica Daçiqit, SPS, Gjorgje Miliçeviq si dhe ministri Brendshëm, Aleksandar Vulin. Ky i fundit, madje e ka ftuar Imamoviqin të kërkojë falje për “fyerjen” që i ka bërë Serbisë, ndërkohë ka thënë se “është i njëjtë si ata të Këshillit Evropian që reaguan për muralin”.

Ditëve të fundit ka pasur përpjekje nga shoqëria civile dhe politikanë liberalë për ta fshirë këtë mural . Një prej tyre, Gjorgjo Zhujoviq, ka ikur nga Beogradi pas kërcënimeve me jetë, pasi mbi mural ka hedhur një kovë me ngjyrë. Po ashtu, është kërcënuar me jetë edhe aktori e politikani Sergej Trifunoviq, i cili ka kritikuar ata që po e mbrojnë muralin.

Lexo më shumë  Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

Mediat e pavarura kanë shkruar se muralin po e mbron policia civile, por kjo është mohuar nga institucionet e Serbisë.

Mladiq është gjetur fajtor nga Tribunali i Hagës dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte në Bosnjë dhe gjenocidin e Srebrenicës më 1995, kur u vranë mbi 8.000 burra e djem boshnjakë të paarmatosur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *