“Shqipëria shtet artificial”, gazetari kundër anëtarit të bordit të Butrintit: Të shpallet “non grata”
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim kundër studiuesit anglez Richard Hodges, i cili është pjesë e bordit që do të aministrojë Butrintin pas dhënies së tij me koncension nga qeveria. Tomorri i referohet një deklarate të Hodges, që e konsideron Shqipërinë një shtet artificial.
Më poshtë reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:
A mund te na shpjegoje dikush qe e di mire, cfare roli ka ky hajvani anglez, qe thote se Shqiperia eshte shtet artificial, tek kjo puna e Butrintit? Se qe ky eshte laskar kjo eshte e provuar matematikisht.
Te quash artificial nje shtet, qe kufizohet nga te gjitha anet me njerezit e tij, ose je nje b*le shume e madhe ose ke marre para. Ku ka rast te dyte ne bote, qe nje shtet te kufizohet nga njerezit e tij ne cdo ane. Ne veri te kufirit flitet shqip, ne lindje shqip, ne jug shqip. Di ky palloshi te na thoje ndonje rast te ngjashem? Me tej, nese Shqiperia paska qene shtet artificial ne 1913-en, po gjuha shqipe kur u shpik? Ne 1914-en?
Qenia me e ulet humane eshte akademiku qe shtremberon faktet shkencore perkundrejt parave. Eshte shume me i pershtire se edhe vrasesi me i madh. Me shume gjasa ky vemja ka marre para qe e ka thene ate gje. Tani, nese ky ka ndonje rol me te vertete tek Butrinti, duhet perjashtuar urgjentisht. Nese Fondi e ka pjese te stafit duhet njoftuar qe ky ne Butrint nuk mund te shkele dot dhe ne administrimin e parkut nuk mund te kete asnje rol.
Normalisht Ministria e Jashtme jo vetem duhet ta kishte shpallur non grata, por duhet te bente nota proteste tek te gjitha universitete qe punesojne kete palloshin. Por kush ta beje thuaj. Keta e kane mendjen per te bere ndonje resort me 5 yje ne Jug.
Rruga Press