Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti, por në fundjavë moti ofron surpriza
Shqipëria është “pushtuar” gjatë ditëve të fundit nga një valë e nxehtë ku temperaturat kanë arritur deri në 35 gradë celsius, por fundjava pritet të sjellë ulje temperaturash.
Ditën e shtunë mbasdite pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

Ndërkohë që dita e diel do të sjellë një ulje temperaturash me 7 gradë sa u përket vlerave maksimale. Ndërsa gjatë gjithë ditës parashikohet të ketë reshje shiu dhe shkarkesa elektrike.
Gjithashtu edhe gjatë ditës së hënë moti do të jetë i freskët, ndërsa nga e marta e në vazhdim temperaturat do të fillojnë një rritje të cilat pritet të kapin 35 gradë në vlerat maksimale.
Rruga Press
Lexo më shumë Pas kritikave të saj për editorialin me Vuçiqin, Edi Rama i hakmerret Donika Gërvallës

