Bota

Në rast sulmeve bërthamore finlandezët kanë në dispozicion 500 bunkerë

Finlandezët i kanë në dispozicion 500 bunkerë në rast të një sulmi bërthamor apo me gaz. Imazhet e publikuara në mediat online shfaqin hapësirat nëntokësore që tërë banorët e Helsinkit, rreth 630 mijë, mund të izolohen në një sipërfaqe të fortifikuar mirë.

Salla gjigante, 200 mijë tunele e dyer të blinduara mirë, e përshkruajnë më së miri hapësirën prej 10 milionë metrash, derisa nuk mungojnë as hapësirat rekreative. Ndërtimi i tyre ka marrë kohë disa dekada, shkruan “Metro” të enjten.

“Kjo derë mund të përballojë një shpërthim të presionit deri në gjashtë bar, kështu që edhe një bombë bërthamore nuk do ta thyejë atë”, deklaroi instruktori i ekipit, Varautumisen Opettaja.

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Ai shtoi se ka dyer që janë rezistente ndaj gazit dhe sulmeve kimike.

“Mund të ketë bomba që bien lart, por fëmijët mund të luajnë me kënaqësi poshtë”, shtoi ai.

Në rast se Finlanda do të sulmohej, banorëve do t’iu thuhej që të shkonin drejt hyrjeve të bunkerëve, ndonëse nuk janë shumë lehtë të qasshme.

Finlanda ka histori të hidhur me luftën ajrore. Në Luftën e Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik hodhi papritmas bomba mbi Helsinki, për t’i shpallur luftë Finlandës.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar një bombardues strategjik të Rusisë

Finlandezët luftuan për t’u mbrojtur, por humbën një pjesë të regjionit Karelia, Isthmusin dhe veriun e Ladogas. Që atëherë, Finlanda ka qenë dyshuese ndaj fqinjit të saj, shtetit rus, derisa ndërtimin e bunkerëve e nisi në vitin 1960.

Mobilizimi i shtuar i Finlandës vjen pas agresionit rus në Ukrainë si dhe kërcënimeve të Rusisë, në rast se dy shtetet skandinave, Finlanda e Suedia, anëtarësohen në NATO.

Tashmë të dyja shtetet i kanë dorëzuar aplikimet për t’u anëtarësuar në NATO.

Finlanda ndan mbi 1300 km kufi me Rusinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *