Lajme

Shqipëria po “shkrin”, tkurret ndjeshëm popullsia, në fshatra vetëm të moshuar

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi, ku prej muajsh tashmë numri i vdekjeve është më i madh se i lindjeve për një mori faktorësh, ku kryesore duket të jetë niveli i lartë i emigracionit. INSTAT ka publikuar sëfundmi treguesit demografikë të vendit për tremujorin e parë të këtij viti duke konfirmuar një ulje të numrit të popullsisë së Shqipërisë me 1 882 banorë.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

Më konkretisht, sipas INSTAT, gjatë periudhës janar-mars 2022 në Shqipëri lindën 6 056 fëmijë, ndrësa vdiqën 7 938 persona me një diferencë prej -1882 banorësh, përveç atyre që kanë emigruar.

Ky trend i tkurrjes së popullsisë vijon që prej tremujorit të katërt të vitit të shkuar, ndërsa është në të njëjtët nivele të periudhës kur pandemia ishte në kulmin e saj dhe vendi u përball më rreth 12 mijë të vdekur për shkak dhe si pasojë e ndikimeve të pandemisë.

Lexo më shumë  Hubert Perr: Ajo që Kosova ndërton për Lojërat Mesdhetare mund ta formësojë vendin për dekada

Fakt është se përveç Tiranës dhe Kukësit që kanë një shtesë të moderuar të popullsisë, të gjithë qarqet e tjera përballen me tkurrje të numrit të banorëve. Qarqet më problematike janë Korça, Vlora, Elbasani dhe Fieri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *