Lajme

Shqipëria pa minumim jetik, jetimët marrin 20 euro nga 180 të domosdoshme

Fëmijët jetimë paguhen nga shteti me një pagesë jo më tepër se 3 mijë lekë në muaj. Statusi për jetimët, i miratuar në 1996, synonte një jetesë të mirë të fëmijëve pa prindër. 26 vite më vonë, shoqata e jetimëve thotë se ky status nuk ka qenë asnjëherë funksional dhe përmbajtja e tij nuk ka pasur asnjë fuqi ligjore.

Ndihma financiare ndaj tyre është 6 herë më e vogël se vendet e tjera të rajonit dhe 9 herë më e vogël se pagesa që do të duhej të duhet të merrnin.

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Në institucionet e fëmijëve me financim nga organizatat jofitimprurëse, shpenzimet e plota të fëmijëve shkojnë 560 euro, ndërsa në institucionet shtetërore deri në 420 euro. Mes këtyre shifrave, janë rreth 31 mijë të tjerë jetimë që duhet të trajtoheshin, por ligji është përjashtues për shumicën e tyre.

Në listën e fëmijëve që u nevojitet kujdesi i shtetit, janë edhe ata me prindër të ndarë me vendime gjyqësore.

Lexo më shumë  Investim 12 milionësh në TC “Kosova B”: Nënshkruhet kontrata për pastrimin e lumit Sitnica

Për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian nuk duhet vetëm të luftojmë krimin dhe korrupsionin. Shqipëria duhet të japë llogari edhe për standarde të tjera jetike dhe një prej tyre është kujdesi i duhur ndaj fëmijëve jetimë, në varfëri apo me prindër në situatë divorci.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *