Sport

Shqipëria ngjitet me 3 vende, Argjentina ‘udhëheq’ botën, FIFA publikon renditjen

FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve pas përballjeve të zhvilluara në muajin qershor, teksa në vendin e parë vijojnë të qëndrojnë albiçelestët. Ajo çka bie në sy është mungesa e Gjermanisë ndër 10 më të mirët në botë, ndërsa ka zbritur në vendin e 15-të.

Kombëtarja shqiptare ka pësuar një ngjitje të lehtë pas paraqitjeve pozitive të muajit qershor, konkretisht dy fitoret me Moldavinë e Ishujt Faroe. Kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e 65 me 1357.3 pikë. Sa i përket grupit E, në të cilin bën pjesë në kualifikueset e Euro 2024, Polonia është përfaqësuesja me renditjen më të mirë, konkretisht e 26-ta në botë.

Përmbysja e pësuar ndaj Moldavisë ka bërë që polakët të humbasin  terren. E njëjta ndeshje ka ndikuar dhe tek moldavët, por pozitivisht, të cilët janë ngjitur me 7 shkallë në renditje, por sërish mbeten larg skuadrave të tjera të grupit. Çekia si kokë e grupit E, qëndron e 37, ndërsa para saj renditen Hungaria e Uellsi. Sa u përket Ishujve Faroe, ndodhen në vendin e 129.

Rruga Press

YouTube player