Lajme

Shqipëria në kulmin e valës së të nxehtit, cilat janë ditët me temperaturat më ekstreme këtë javë

Shqipëria ndodhet në kulmin e valës së të nxehtit afrikan. Të hënën dhe të martën e kësaj jave meteorologët parashikojnë që termometri të regjistrojë dhe vlerat më të larta.

Hakil Osmani nga shërbimi “Meteoalb” tregon se këto temperatuara janë afro dhjetë gradë më të larta se normalja mujore.

Rënia graduale e tyre  pritet të nisë duke filluar nga e mërkuara. Gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë as rrebeshet afatshkurtra të shiut. Të enjten dhe te premten pritet të kemi fuqizim të erës e cila sipas meteorologëve do të shkojë 55 km në orë dhe do të gjenerojë dallgëzim në det mbi  4 ballë./abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *