Lajme

Shqipëria ndihmon Kosovën pas vërshimeve

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm – që nisën dje – vërshimet kanë prekur disa komuna të Kosovës.

Për t’u dalë në ndihmë banorëve të komunave të prekura, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se Shqipëria ka nisur për në Kosovë trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura për t’i mbështetur ata.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur nga banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, shkroi ai më 20 janar në rrjetin social Facebook.

Lexo më shumë  Tritan Shehu për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE: I hap rrugë njohjes së gjenocidit

Vërshimet kanë prekur më së shumti në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.

Zyrtarë të komunave më të prekura nga vërshimet kanë thënë të premten se situata është më e qetë.

Qeveria e Kosovës dhe ministria e Punëve të Brendshme thanë më 19 janar se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha komunat.

Ndërsa sot, MPB tha se duke pasur parasysh që situata për momentin është më stabile, për shkak të ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe rënies së niveleve të ujërave, ky institucion mbetet i angazhuar të sigurojë rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme, dhe “në koordinim me Ndërmarrjet Publike, të sigurojë ujë të pijes, si dhe të plotësojë nevojat të tjera të mundshme të qytetarëve nga zonat e vërshuara”.

Lexo më shumë  Konjufca: Pa zbardhjen e krimeve të luftës as të rënët nuk prehen të qetë

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *