Lajme

Shqipëria, ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në rajon

Çmimi i karburanteve në Shqipëri është rritur në muajt e fundit. Euronews Albania ka vëzhguar situatën në terren për të parë si ka ndikuar kjo rritje në xhepin e konsumatorit.

Me të njëjtën sasi parash u provua furnizimi me karburant në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Me 20 euro në të tre shtetet, por sasia e litrave ndryshoi. Në Shqipëri u blenë 13.9 litra naftë, në Kosovë 17.2 litra, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 19.5 litra.

Lexo më shumë  Për shkak të mungesës së mjekëve në Shqipëri Rama i detyron studentët e mjekësisë me tre vite punë të detyruar, studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri

Brenda tregut vendas ka ndryshime në çmime, por sidoqoftë në Maqedoninë e Veriut ishte nafta më e lirë, më pas në Kosovë e në fund në Shqipëri.

Pra, një qytetar në Shqipëri furnizohet me 3.2 litër më pak se në Kosovë dhe 5.6 litër më pak se në Maqedoninë e Veriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *