KryesoreLajme

Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AUK) në Shqipëri ka konfirmuar të enjten në mbrëmje praninë e aflatoksinës B1 në dy ngarkesa me misër, të importuara nga Serbia, që përbëjnë një total prej 51 tonësh. 

Ato ishin të porositura si ushqim për kafshët, ndërsa sipas njoftimit zyrtar, një nga ngarkesat është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa tjetra është bllokuar për asgjësim. 

Lexo më shumë  Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

“AKU kreu në Pikën e Inspektimit Kufitar të Hanit të Hotit mostrimin e dy ngarkesave me misër, ushqim për kafshë, origjina Serbi, të cilat pas kryerjes së analizimit laboratorik, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1. Informojmë se njëra nga ngarkesat është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar në ambientet e subjektit me destinacion asgjësimin”, thuhet në njoftim.

Ekspertët e cilësojnë aflatoksinën si një nga toksinat më të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Lexo më shumë  Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve - Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Konsumimi i misrit të kontaminuar nga kafshët mund të ndikojë edhe në qumështin që ato prodhojnë, pasi toksina nuk shkatërrohet gjatë procesit të përpunimit. Sipas OBSH-së, ekspozimi ndaj aflatoksinës mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene.

YouTube player