Lajme

Shqipëria me rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve gjatë pandemisë në Rajon

Gjatë periudhës së karantinës nga Mars-Maj 2020, tregjet shqiptare reaguan më rritjen më të larta të çmimeve të ushqimeve, ndërkohë që në vendet e tjera të Rajonit reflektuan me ulje.

Një studim i SWG, si një platformë për bashkëpunim rajonal, tregoi se, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rriten me shpejtësi me ritme 4-5% në mars-shtator 2020, nga rreth 2% që ishin ritmet vjetore të rritjes në muajt e parë të vitit 2020 janar dhe shkurt (shih grafikun bashkëngjitur).

Studimi tregon se Shqiptarët ishin më të ekspozuar ndaj panikut gjatë pandemisë pasi bënë blerje jo të zakonta gjatë fillimit të karantinës çka ndikoi në rritjen e çmimeve, ndryshe nga vendet e tjera të Rajonit që treguan më shumë maturi.

Gjithsesi çmimet e ushqimeve mbetën relativisht të qëndrueshme ne Rajon me luhatje që varionin nga 2 për qind në 6 për qind në 7 mujorin 2020. Nuk u vërejtën luhatshmëri të mëdha çmimesh dhe u shmangën krizat e çmimeve dhe furnizimeve me ushqimeve. Në Bosnje dhe Hercegovinë, indeksi i çmimeve të ushqimeve ra me 1 për qind në 2 për qind nën nivelin e një viti më parë gjatë pandemisë, për shkak të kërkesës në rënie.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Në Bosnjë rregullatorët kufizuan marzhet e çmimeve për produktet ushqimore me kushtin që çmimet e ushqimeve të mund të rriteshin vetëm nëse kostoja e blerjes rritej.

Kosova kishte çmimet më të qëndrueshme në periudhën nga marsi deri në shtator 2020. Megjithatë, edhe atje çmimet e ushqimeve u rriten nga 1 deri në 3 për qind (në varësi të muajve) gjatë pandemisë krahasuar me 2019.

Në Mal të Zi, gjatë çdo muaji i pandemisë, pati një rënie të lehtë çmimet e konsumit, deri në 1 për qind krahasuar me çmimet e një viti më parë. Në të njëjtën kohë, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rriten nga 1.3 për qind në 1.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019. Mali i Zi ka varësi të më të lartë nga importet ushqimore. Rritja e çmimeve erdhi nga kryesisht për shkak te efektit zinxhir nga tregu botëror.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Një rritje e moderuar e çmimeve ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë. Duke filluar nga qershori, indeksi u rrit deri në 2 për qind. Çmimet e ushqimeve filluan të rriten pas muajit mars, me më shumë në qershor (5.9 për qind më i lartë se në 2019). Në Maqedoninë e Veriut, çmimet e ushqimeve u rriten më shpejt se çmimet e tjera. Në Serbi, inflacioni shënoi rritje e moderuar deri në 2 për qind krahasuar meë 2019-ës, ndërkohë që indeksi i ushqimeve ishte 2 për qind deri në 5 për qind më shumë sipas muajve. Edhe pse është prodhuesi më i madh i ushqimeve në Ballkanin Perëndimor, Serbia gjithashtu pa në terma relative rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve gjatë pandemisë – nga marsi deri në shtator 2020.

Rritja e çmimeve të ushqimeve në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ishte më e ngadaltë se rritja mesatare globale gjatë 7a muajve të parë të vitit 2020, përveç Shqipërisë, thotë studimi./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *