Lajme

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

Çmimi i energjisë elektrikë në Shqipëri është i lartë në krahasim më vendet e rajonit.

Sipas Euronews Albania, edhe pse prodhon rreth 70 për qind të energjisë nga hidrocentralet brenda vendit, tarifat e energjisë elektrike në Shqipëri mbeten të larta edhe më çmimet e pandryshuara që nga viti 2014.

Kosova është vendi i parë në rajon që vendosi të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Në kushtet e emergjencës dhe më çmimet e rritura të importit, Qeveria e Albin Kurtit rriti çmimin për 20 për qind të konsumatorëve.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Afrim Morina

Në anën tjetër, Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë shpallur gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme në këtë sektor, ndërkohë që Qeveria shqiptare ka lënë të hapur rishikimin e çmimit vetëm për bizneset e mëdha.

Çdo shtet aplikon metoda të ndryshme për caktimin e çmimit të energjisë. Në Shqipëri, prej vitit 2014, familjarët paguajnë 9.5 lekë për kilovat në orë, bizneset 14 lekë, ndërsa shtresat e varfra mbrohen më ulje të çmimit.

Lexo më shumë  Kurti për regjistrimin e popullsisë: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhmes

Megjithatë, nga llogaritja e çmimit mesatar të konsumit, Serbia del se ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon, e ndjekur nga Kosova. Ndërkohë, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë çmimet më të larta në rajon.

Kujtojmë së Shqipëria prodhon rreth 5 milionë MegaWatt në vit, nga 7 milionë MegaWatt që i nevojiten në total.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *