Lajme

Shqipëria legalizon kanabisin mjekësor, Associated Press: Vendi, ende rrugë kryesore për trafikimin e drogave të forta

Miratimi i projektligjit për kegalizimin e kanabisit në orët e para të mëngjesit të sotëm në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Associated Press në një artikull të saj shkruan se “Kuvendi i Shqipërisë legalizoi të premten kanabisin për qëllime mjekësore në një vend që dikur njihej si udhëkryq evropian për trafikun e marijuanës”.

Parlamenti votoi me 69 vota pro dhe 23 kunder për të lejuar rritjen e kufizuar dhe të kontrolluar të bimëve të kanabisit, një lëvizje e kundërshtuar ashpër nga opozita, thuhet më tej në shkrimin e “AP”, ku theksohet se “nuk ishte e qartë se si do të rregullohej kanabisi mjekësor”.

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026

Qeveria beson se lejimi i prodhimit të kufizuar të kanabisit mund të rrisë të ardhurat nga taksat.

“Rritja e marihuanës lulëzoi në Shqipëri në të kaluarën pasi trafikantët e drogës shfrytëzonin mungesën e qeverisjes së fortë në vendin postkomunist.

Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria e majtë e Partisë Socialiste e kryeministrit Edi Rama vendosi shkatërrimin e bimëve të kanabisit si objektiv kryesor.

Gjatë dy viteve, ajo shkatërroi miliona bimë kanabisi me një vlerë tregu të vlerësuar prej 7 miliardë euro (8.5 miliardë dollarë), më shumë se dy të tretat e prodhimit të brendshëm bruto vjetor të vendit në atë kohë.

Lexo më shumë  Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare: Synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin

Në vitin 2014, një oficer policie u qëllua për vdekje gjatë një operacioni në fshatin Lazarat, në jug të vendit.

Shqipëria është ende një rrugë kryesore për trafikimin e drogave të forta. Policia ende godet rastet e izoluara të rritjes së kanabisit, por shumë më rrallë se një dekadë më parë”, mbyll artikullin “AP”.

Rruga Press

YouTube player