Lajme

Shqipëria i teston për herë të parë dronët “Bayraktar” në kushte e errësirës, publikohen disa pamje

Shqipëria ka testuar për herë të parë dronët “Bayraktar” në kushte të errësirës nga Baza Ajrore e Kuçovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

“Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet përdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Tutje, theksohet se “Operarorët e dronëve Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura”.

YouTube player