Lajme

“Shqipëria është gati për bisedimet e anëtarësimit”, Roth: Boshllëku i lënë nga BE mund të zihet nga Rusia

Për Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth Shqipëria është gati për të nisur negociatat me Bashkimin Europian.

“Ka ardhur koha që të fillojmë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt.

Ky është mesazhi im jo vetëm për miqtë dhe partnerët tanë në Shqipëri, por edhe për miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel dhe shpresoj që me Presidencën Franceze të Këshillit ne të kemi një mundësi të vërtetë për të mbajtur premtimet tona sërish.” ka thënë Roth.

Lexo më shumë  Blinkeni thotë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Mes të tjerash Roth ka shtuar se Unioni nuk duhet të vonojë, ose në të kundërtën boshllëkun e saj, do e plotësojnë vendet të tjera si Rusia apo Kina

“Ne duhet të përshpejtomë negociatat sepse nëse BE nuk është vizibël, aktive dhe e zëshme mjaftueshëm regjime të tjera autoritare do të plotësojnë vakumin. 

Kjo do të thotë rusët në veçanti në Serbi, Kina apo Turqia dhe kjo nuk është absolutisht në interesin gjerman apo në interesin Europian.” ka shtuar Roth.

Lexo më shumë  Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe pastaj bazoni politikat mbi ato të dhëna

Duke u ndalur tek lufta, Roth shprehet se BE duhet të marrë më shumë përgjegjësi për paqe në Europë. Sipas Roth Lufta në Ukrainë nuk do të pengojë procesin e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *