Lajme

Shqipëria ende një nga shtetet me moshë më të re, por që po plaket dy herë më shpejt se Europa

Mosha mediane e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç, sipas INSTAT.

Mosha mediane (mesorja) nënkupton që gjysma e popullsisë është më e re sesa 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër më shumë.

Në krahasim me mesoren e Bashkimit Europian, Shqipëria vijon ende të mbetet një nga popullsitë më të reja, (e gjashta) teksa mesorja e Bashkimit Europian, që ndan popullsinë në dy grupe ishte 44.4 vjeç në 1 janar 2022.

Por, Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, mosha mesore është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012 për Bashkimin Europian, ndërsa për Shqipërinë me 5 vite, sa dyfishimi i BE-së. Shtetet më të reja të Europës janë Kosova (30 vjeç për vitin 2020) dhe Turqia (32.8 vjeç, për vitin 2021).

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të moshës mediane nga të gjitha shtetet e tjera të Europës. I dyti pas nesh është Maqedonia e Veriut, që është plakur me 4.7 vite dhe Portugalia, me 4.7 vite.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Në vitin 1994, kur Eurostat raporton të dhënën e parë për Shqipërinë, gjysma e popullsisë ishte nën 27.6 vjeç ndërsa për Bashkimin Europian (të atëhershëm) mosha mesore ishte 38.7 vjeç, me një diferencë prej 11.1 vitesh.

Për shkak të ritmeve të larta të emigracionit, plakjes graduale të popullsisë dhe ndryshimit të stilit të jetesës që çoi në rënien e numrit të lindjeve për një grua, nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik (Shqipëria mbetet ndër më të varfrat në Europë, me 32% të ardhurave të mesores europiane) Shqipëria po plaket shumë më shpejt dhe diferenca është ngushtuar në 6.2 vjet në 2022-n.

Italia është shteti më i plakur i Europës

Sipas Eurostat, më 1 janar 2022, mosha mesore e popullsisë së BE-së arriti në 44.4 vjeç, 0.3 vjet më shumë se në vitin 2021. Ky tregues është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012. Kjo do të thotë se gjysma e Popullsia e BE-së ishte më e vjetër se 44.4 vjeç, ndërsa gjysma tjetër ishte më e re.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Në të gjithë vendet e BE-së, mosha mesore varionte nga 38.3 vjeç në Qipro, 38.8 në Irlandë dhe 39.7 në Luksemburg deri në 48.0 vjeç në Itali, 46.8 në Portugali dhe 46.1 në Greqi. Në total, 18 vende të BE-së ishin nën moshën mesore të BE-së.

Midis 2012 dhe 2022, ky tregues u rrit në të gjithë anëtarët e BE-së, përveç Suedisë, ku u ul (nga 40.8 vjet në 2012 në 40.7 vjet në 2022). Në Maltë, nuk kishte asnjë ndryshim në moshën mesore midis 2012 dhe 2022, duke mbetur në 40.4 vjet. Në pesë vende të BE-së, mosha mesore e popullsisë u rrit me 4 vjet ose më shumë. Mosha mesore në Portugali u rrit më së shumti midis vendeve të BE-së (+4,7 vjeç), e ndjekur nga Spanja (+4,3), Greqia dhe Sllovakia (të dyja +4,1) dhe Italia (+4,0). /Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *