Lajme

Shqipëria e varur nga gruri serb e rus, çmimi pëson rritje

Shqipëria është ndër shtetet me varësinë më të lartë për sa i përket importit të grurit dhe ky hendek u thellua edhe më tej vitin e shkuar.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit 2021 u ble nga jashtë një sasi prej 272 mijë kuintalë drithërash, niveli më i lartë i gjashtë viteve të fundit. Rreth 70 për qind e drithit vitin e shkuar rezulton të ketë ardhur nga Rusia, ndërsa pjesa tjetër nga Serbia. Por, pse kjo varësi e lartë nga jashtë për një ndër vendet më bujqësorë në Evropë?

“Kjo ndodh për shumë arsye, por këto 30 vjet bujqësia është lënë jashtë vëmendjes së qeverisë nga financimet. Nuk ka financime. Reformat që bëhen nuk janë të studiuara. Në këtë situatë ne jemi të pajustifikuar të kultivojmë misër e grurë”, u shpreh agronomi Zef Gjeta.

Lexo më shumë  Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal lanson shërbimin e-komuna

Bashkë me sasinë më të lartë të importuar në vitet e fundit, Shqipëria pagoi më shtrenjtë se kurdoherë për drithin e blerë. Nga të dhënat, rezulton se gjatë vitit të shkuar një kilogram u ble me 37 lekë, niveli më i lartë në 6 vjetët e fundit.

“Çmimi ndryshon në varësi edhe të tregut. Por kur je i varur nga jashtë e pëson më shumë dhe e dyta cilësia. Ne marrim grurë, miell e misër të një cilësie jo të mirë. Kjo dëshmohet si nga çmimi referencat ndërkombëtare dhe nga analizat për përmbajtjen e proteinës dhe amflatoksinës”, theksoi Gjeta.

Lexo më shumë  Knaus: Letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para letrës së Gërvallës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson kriteret e KE-së

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, Shqipëria arrin të prodhojë drithëra sa për të përmbushur 45 për qind të nevojave. Kultura bujqësore kultivohet kryesisht në Lushnjë, Maliq, Divjakë, Korçë dhe Elbasan. Sikur të mos mjaftonte, edhe kjo sasi po vjen duke u tkurrur nga viti në vit për shkak se tokat po lihen djerrë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2016 u mboll një sipërfaqe prej 70 511 hektarësh, e cila u reduktua në më pak se 54 mijë në 2020-n.

Rruga Press

YouTube player