Lajme

“Shqipëria e fundit në Evropë për numrin e mjekëve për banorë”- Meta: Koha për të ndaluar largimin e bluzave të bardha

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e largimit të mjekëve nga Shqipëria. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit i referohet Fondacionit Evropian, i cili rendit vendin tonë të fundit në Evropë për numrin e mjekëve për banorë.

Sipas tij shërbimet janë përkeqësuar dhe kjo është pasojë e dëmeve të pallogaritshme që prodhoi mjekësia koncensionare, korruptive dhe e trajtimeve fiktive.

Kreu i Shtetit thotë se duhet të ndalet sa më parë largimi i mjekëve nga Shqipëria dhe kjo sipas tij do të ndodhë vetëm kur të çmontohet kapja e sistemit nga pak duar oligarkësh.

“Ndaj renditemi ndër të parët në kontinent për numrin e lartë të vdekjeve nga pandemia COVID-19 në raport me popullsinë, për shkak të mangësive alarmante në personel të kualifikuar dhe pajisje shëndetësore, që ndikuan në strategjinë e gabuar që u ndoq në zbulimin, parandalim dhe mjekimin e duhur”, shkruan nder te tjera Kreu i Shtetit.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Reagimi i Presidentit Meta

Fondacioni Europian i burimeve njerëzore të kualifikuara e rendit Shqipërinë si vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë.

Një tregues dramatik dhe alarmant i përkeqësimit të shërbimeve, por edhe të gjendjes shëndetësore të popullatës.

Kjo është pasoja e dëmeve të pallogaritshme që prodhoi mjekësia koncensionare, korruptive dhe e trajtimeve fiktive, që u mbylli shtigjet e karrierës dhe të profesionit mijëra të rinjve mjekë dhe infermierë, që u detyruan të braktisin Shqipërinë për të shërbyer në klinikat dhe spitalet e Gjermanisë dhe Europës.

Ndaj renditemi ndër të parët në kontinent për numrin e lartë të vdekjeve nga pandemia COVID-19 në raport me popullsinë, për shkak të mangësive alarmante në personel të kualifikuar dhe pajisje shëndetësore, që ndikuan në strategjinë e gabuar që u ndoq në zbulimin, parandalim dhe mjekimin e duhur.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Nuk ka sesi të mos renditemi të parët edhe për frekuencën e shfaqjeve të sëmundjeve sistemike dhe kronike, kur një mjek paguhet 20 herë më pak se një tellall i Qeverisë që del çdo natë në banaqet televizive dhe paguhet si drejtor marketingu në spital.

Largimi i mjekëve dhe i infermierëve duhet të ndalet dhe do të ndalet vetëm kur të çmontohet kapja e sistemit nga pak duar oligarkësh të cilët po mbajnë peng shëndetin e popullit, por edhe karrierën dhe të ardhmen e profesionistëve të shëndetit.

Koha për të ndalur këtë shkretim të programuar nga “Rilindja”!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *