Lajme

Shqipëria dërgon kontigjentin e 2-të me mision pranë KFOR-it në Kosovë

Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) janë nisur në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes e vlerësoi këtë si një moment të veçantë për faktin se këta efektivë nisen në mision si përfaqësues të vendit në përpjekjet e Aleancës së NATO-s për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes.

Lexo më shumë  Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e oligarkut Samir Mane. Protestë përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj aspiratave të Kosovës, por vlerësoi edhe rritjen e pranisë së forcave të vendeve të Aleancës si pjesë e KFOR-it.

30 trupat e Kontigjentit të 2-të nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) do të shërbejnë në zonën e Pejës, krah për krah me kolegët e  tyre italianë dhe kroatë.

Lexo më shumë  Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet

Në ceremoninë e përcjelljes morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, zv. Komandanti i Forcës Tokësore, oficerë/nënoficerë si dhe familjarë të efektivëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *