“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me forcë
Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka nisur sërish protestën para Kryeministrisë ditën e sotme. Teksa aktivistët dhe qytetarët po protestonin, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nuk ka lejuar protestën.
Teksa ndodheshin të ulur në karrige, Policia u ka marrë karriget me dhunë protestuesve.
Çfarë ndodhi ditën e djeshme?
Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione të forta, pasi policia hoqi me forcë çadrat e vendosura nga aktivistët gjatë ditës së djeshme.
Ndërsa në orët e vona të natës një tjetër incident ndodhi, kur forcat e rendit hoqën sërish sendet e protestuesve, ku në këtë moment u lëndua edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ndodhet në spital.
Rruga Press

