KryesoreLajme

Mbi 2,8 milionë euro/ Ministria e Infrastrukturës në Kosovë finalizon kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar për nënshkrimin e kontratave për mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve A7 “Ibrahim Rugova” dhe A6 “Arbën Xhaferi”, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore gjatë sezonit dimëror.

Lënda e kontratës ka të bëjë me shërbimet e mirëmbajtjes dimërore, përfshirë pastrimin e borës, shkrifetimin, trajtimin kundër akullit dhe transportin e borës së larguar nga rruga. Këto shërbime janë thelbësore për ruajtjen e qarkullimit të sigurt dhe për funksionimin normal të ekonomisë gjatë kushteve të vështira atmosferike.

Ministria thekson se moti dimëror shpesh është i paparashikueshëm dhe kërkon një qasje fleksibile, pasi bora, ngricat, akulli dhe akulli i zi paraqesin rrezik serioz për pjesëmarrësit në trafik.

Lexo më shumë  Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Kontrata është e ndarë në katër lote, që mbulojnë autoudhët kryesore të vendit:

Llot 1 – Autoudha A7 “Ibrahim Rugova”
Operatorë ekonomikë: Grup i OE – Lika Trade Sh.p.k.; Lika Company Sh.p.k.

Vlera e kontratës: 913,320.00 EUR
Llot 2 – Autoudha A7 “Ibrahim Rugova”
Operatorë ekonomikë: Grup i OE – VARNA Sh.p.k.; ILEAA-GR Sh.p.k.; EL-BAU Sh.p.k.
Vlera e kontratës: 758,413.44 EUR
Llot 3 – Autoudha A6 “Arbën Xhaferi”
Vlera e kontratës: 658,838.25 EUR
Llot 4 – Autoudha A6 “Arbën Xhaferi”
Operatorë ekonomikë: Grup i OE – EUROKOS HOLDING Sh.p.k.; VIA
Vlera e kontratës: 549,472.61 EUR
Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës për të gjitha lotet është 2,895,700.00 EUR.
Punëdhënës është Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa zbatimi i planit për mirëmbajtjen dimërore do të mbikëqyret nga Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, përmes menaxherit të kontratës dhe mbikëqyrësit të punimeve të caktuar nga ministria.

Lexo më shumë  BE dhe NATO zotohen të shtojnë presionin ndaj Rusisë pas ‘përshkallëzimit të ri’ në Gjermani

Ministria bën të ditur se njoftimi për nënshkrimin e kontratës është vonuar, pasi lënda ka qenë në shqyrtim pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe është publikuar pas verdiktit përfundimtar të këtij institucioni.

Rruga Press

YouTube player