Lajme

Shqipëria 140 mijë më pak të punësuar në bujqësi në dy vitet e fundit, thotë eksperti

“Në dy vitet e fundit, të punësuarit në sektorin e bujqësisë, kanë pësuar një ulje nga 200 mijë në 60 mijë”. Kështu deklaroi Kujtim Hoxha, eksperti i sigurimeve shoqërore për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.

Ai nënvizoi se gjatë këtyre viteve ka pasur edhe një ulje të kontribuuesve dhe kjo ka ndikuar në skemën e pensioneve.

“Raporti mes kontribuues-përfitues për pensionet ka qenë 5 me 1. Aktualisht është 1 me 1.1”, tha ai.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për çmimet tavan

Z. Hoxha tregoi se një grua del në pension në moshën 61 vjet e 4 muaj dhe do të vazhdojë kështu deri sa të mbushë moshën 65 vjeç.

“Do të rritet edhe për meshkujt nga dy muaj dhe 2 dy muaj derisa të plotësohet mosha 67 vjeç”, tha ai.

Ndërsa, ekspertja e ekonomisë, Irena Xhani tha se në të ardhmen do të kemi një rritje të numrit të pensionistëve dhe ulje të kontribuuesve.

Lexo më shumë  Haxholli: Ish presidentja Osmani krijoi kaos me 20 ambasadorë me mandate të tejkaluara, një devijim serioz në diplomaci

Znj. Xhani shtoi se duhet të ndërhyhet për të ndryshuar skemën e pensioneve për të ardhmen, pasi deri më tani janë bërë vetëm arnime./euronews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *