Lajme

Shqipëri, rritet buxheti për Forcat e Armatosura

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj tha se rritja e buxhetit për ushtrinë dhe FA parashikon investim të kapaciteteve ajrore dhe vëzhgimit ajror e detar.

Ai theksoi se rritja e buxhetit mundëson intesifikimin e procesit të modernizimit të Forcave të Armatosura duke zhvilluar kapacitetet e nevojshme.

“Ky buxhet mundëson financimin gjatë vitit 2022 të projekteve kryesore duke filluar me projektin e bazës ajrore të Kuçovës. Pa u ndalur te të gjitha projektet, do të theksoja projektetet e përmirësimit të infrastrukturës së forcës tokësore, akademisë së FA, forcës tokësore e ajrore”.

Lexo më shumë  Këlliçi: Të arrestohet banditi Veliaj, ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës

“Rritja e buxhetit plotëson nevojat e FA, përmbushjen e objektivave të sigurisë kombëtare, si dhe detyrimet e vendit tonë në kuadër të mbrojtes kolektive të aleancës. Ky buxhet do të mbështesë personelin, kapacitetet, infrastrukturën e Forcave të Armatosura. Buxheti i vitit 2022 shkon në 1.75 për qind të produktit të brendshëm bruto”, tha Begaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *