Lajme

Shqipëri/ 13,7% më pak bebe të lindura më 2022-shin, rënia përtej skenarëve pesimiste

Në projeksionet zyrtare të popullsisë 2019-2031 në skenarin me pesimist pritej që numri i lindjeve të ishte mbi 27 mijë bebe në vitin 2022, por të dhënat e INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit të kaluar në kanë lindur 25,570 bebe në të gjithë vendin.

Vitin e kaluar kanë lindur 13.7 përqind më pak bebe se në vitin 2021, ndërsa përgjatë dekadës numri i lindjeve ka rënë me mbi 35% sipas shifrave zyrtare.

Rënia e lindjeve po përmbys të gjitha skenarët për ecurinë ë e popullsisë në vend duke dëshmuar se, popullsia përveç se po tkurret, po plaket me shpejtësi prej emigrimit masiv të moshave të reja.

Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2022 është 5.963, duke shënuar një rënie me 13,7%, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.

Në tremujorin e katërt 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2021.

Në tremujorin e katërt 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.121 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 93 lindje.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të katërt 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Shkodrës me 8,0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,2%.

Numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë i fortë, nga 67,7 mijë lindje në vitin 1993 në vetëm 23,500 të tilla në vitin 2022

Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë i të rinjve po tkurr pjesën më vitale të popullsisë, të rinjtë.

Zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç.

Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona përgjatë vitit 2021, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Në krahasim me vitin 2001, grup-mosha 20-24 vjeç ka rënë me gati 12%. Tkurrja më e lartë e popullsisë së të rinjve 20-24 vjeç ka nisur pas vitit 2015, në një linjë me rikthimin e ciklit të emigracionit, që u reflektuar në rritjen e kërkesave për azil.

Në vitin 2021, kjo grup-moshë përbënte 7.2% të totalit, nga 9% në vitin 2004. Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë tek të rinjtë po ndikojnë në uljen e peshës së popullsisë në moshë të re dhe në kontrast po rritet ajo në moshë më pjekur dhe e moshuar.

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se gjysma e popullsisë në moshë të re (0-39 vjeç) po tkurret me shpejtësi. në të kundërt po rritet ajo mbi moshën 40 vjeç.

Në fund të vitit 2021, popullsia deri në 39 vjeç zinte 52% të totalit, nga 68% në vitin 2001, duke u tkurrur me gati 16 pikë përqindje./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *