Bota

Pamje apokaliptike në Turqi: Zbulohet çarja e madhe e tokës që shkaktuan tërmetet

Rreth 400 kilometra e gjatë është çarja e tokës që kanë shkaktuar dy tërmetet e fuqishme në Turqi të hënën, bazuar në pamjet që kanë ofruar mediat turke katër ditë pas fatkeqësisë natyrore. Tërmeti me magnitudë 7.8 pati epiqendrën në qytetin Kahramanmarash dhe shkatërroi 10 provinca. Mori jetën e gati 23 mijë qytetarëve në Turqi e Siri.

Siç ka thënë Orhan Tatar, shef i përgjithshëm i Agjencisë për menaxhim të rrezikut nga tërmetet, çarja është e gjatë në një distancë prej 400 kilometrash. Toka ka pësuar deformime prej 3-4 metrash ndërsa thellësia e çarjes arrin deri në 10 kilometra.

Lexo më shumë  Përshkallëzohet dhuna ndaj politikanëve në Gjermani, sulmohet anëtarja e partisë së Scholzit

Sipas tij, ky ka qenë ndër tërmetet më të fuqishme që kanë goditur ndonjëherë Turqinë e që për epiqendër kanë pasur tokën dhe jo detin.

Pamjet nga droni janë dramatike:

Rruga Press

Lexo më shumë  OKB-ja thotë se në Gaza ende nuk kanë hyrë ndihmat
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *