Shpronësimet/213 familje të Moravës në protestë, bllokojnë pistën e Aviacionit
Dhjetëra banorë të 213 familjeve në fshatin Moravë janë mbledhur paraditen e sotme në një protestë paqësore në pistën e aviacionit të Kuçovës.
Ata shprehen se nuk janë dakord në lidhje me shpronësimet e tokave pasi shkresa që ka mbërritur nga Ministria e Mbrojtjes, i konfirmon se toka që do iu shpronësohet me dy milion lekë dylimi dhe ata nuk janë dakord.
Mësohet se banorët janë ankuar për këtë shpronësim dhe pretendojnë se asnjëri nuk e ka marrë parasysh kërkesën. Banorët deklarojnë se nuk do të lejojnë t’ju merret shtëpia, serat dhe toka me këtë çmim.
Ata theksojnë se nuk do të largohen nga pronat e tyre dhe paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë reagimin, duke protestuar edhe para Ministrisë së Mbrojtjes.
Lexo më shumë Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit
Rruga Press

