Bota

“Shporru kryeministër”, situata me zjarret bëhet e padurueshme

Ofendimet ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis janë rritur ditët e fundit pasi Athina po lufton me flakët prej ditësh tashmë.

Ndërsa gazetarët i marrin në intervistë, qytetarët gjejnë momentin dhe nisin me ofendime nga më të rëndat ndaj tij, pas zhvillimeve negative në vend.

Videot janë bërë virale në rrjete sociale, ku qytetarët bërtasin me të madhe “Shporru Mitsotakis!”.

Kujtojmë se Greqia po kalon një nga periudhat më të këqija në vend pasi zjarret vijojnë të shkrumbojnë biznese, shtëpi e pyje.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Mijëra vetë kanë humbur strehët e tyre, ndërsa vendi vijoj të përballet me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius.

Një 38- vjeçar në veri të Athinës ndërroi jetë, pasi u godit nga një shtyllë elektrike. Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Nga veriu i Athinës zjarret vazhdojnë në drejtim të Liqenit Maraton, rezervuari më i madh ujor i qytetit, ndërsa autostrada që lidh Athinën me veriun e vendit është mbyllur të shtunën.

Ndërkohë qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *