Bota

Shpëtohet pesëvjeçari që ra në pusin e thellë 32 metra në Marok

Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta shpëtojnë një djalosh pesëvjeçar që ka mbetur i bllokuar prej ditësh, pasi ka rënë në një pus në veri të Morokut.

Sipas mediave atje, një ekzaminim paraprak mjekësor i fëmijës tregon dëmtime në tru dhe mushkëri, si dhe fraktura të shumta në qafë dhe shtyllë.

Punëtorët me gërmues mekanikë janë përpjekur gjatë gjithë kohës për të shpëtuar pesëvjeçarin Rayan pasi ai ra në një pus të thellë 32 metra, në kodrat pranë Chefchaouen, të martën.

Lexo më shumë  Zbardhet telefonata e përgjuar mes ministrit të jashtëm të Hungarisë dhe Lavrovit

Rajoni kodrinor rreth Chefchaouen është shumë i ftohtë në dimër, por ekipet e shpëtimet kanë arritur që të dërgojnë ushqim, ujë dhe oksigjen duke përdorur një tub.

Një helikopter po qëndronte pranë, i gatshëm për të transportuar Rayan në spital.

Dhjetëra banorë të qytetit dhe të tjerë janë mbledhur për të ndihmuar dhe për të parë përpjekjet e shpëtimit. Në mbarë vendin, marokenët kanë shprehur lutjet e tyre për mbijetesën e djalit, duke përdorur hashtagun #SaveRayan, i cili ka sjellë vëmendjen globale në përpjekjet e shpëtimit.

Lexo më shumë  BE u bën thirrje vendeve anëtare të frenojnë kërkesën për naftë: Përgatituni për ndërprerje të zgjatura

Rruga Press

YouTube player