Opinion/Aktualitet

Shpëtimi individual përmes arratisjes, në vend të rezistencës kolektive, ka prodhuar çështje të papërmbyllur nacionale

Nga Lirim Gashi

Në këtë vend kemi shqiptarë që quhen Justinian ndërsa më profesion janë imamë.
Kemi nipa të Arianit Komnenit dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut që i këndojnë këngë glorifikuese Erdoganit.
Populli që e zgjedh historikisht mbijetesën e turpshme në mërgim në vend të jetesës dinjitoze dhe krenare në atdhe i nënshtrohet pa problem armikut.
Ne shqiptarët fatkeqësisht e kemi zgjedhur historikisht rrugën e mbijetesës së turpshme individuale në mërgim, që prodhon nënshtrim, asimilim dhe shkelje të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, në vend të rezistencës kolektive në atdhe që prodhon një herë e përgjithmonë jo vetëm çlirim dhe pavarësim, por dhe jetësë dinjitoze dhe krenare për të gjitha brezat, në shtetin e tyre të çliruar, konsoliduar dhe përparuar.
Sepse numri i individëve që kanë sakrifikuar gjithçka për çlirim, liri dhe pavarësi ka qenë jashtëzakonisht i vogël.
Prandaj në vend të rezistencës kolektive kundër okupatorit, ne kemi praktikuar arratisje individuale, që më kalimin e kohës ka marrë përmasa alarmante kolektive.
Çuditërisht këtë e kemi bërë edhe në luftë edhe në paqe.
Ndërsa ata pak shqiptarë që nuk janë arratisur janë detyruar që t’i nënshtohen okupatorit sepse vetëm në këtë mënyrë kanë mundur të shpëtojnë nga gjenocidi dhe zhdukja.
Prandaj kemi pasur arratisje gjigante individuale në vend të rezistencës kolektive.
Ndërsa ndaj atyre pak shqiptarëve që nuk kanë pasur mundësi të arratisen, okupatori ose ka ushtruar gjenocid të paparë, ose i ka dëbuar me dhunë të paparë nga vendlindja dhe atdheu, ose i ka shndërruar në shërbëtorë servilë.
Pra e kemi zgjedhur historikisht rrugën e shpëtimit individual që siguron mbijetesë nenshtruese, në vend se ta zgjedhim rrugën e rezistencës kolektive që siguron jetesë dinjitoze kolektive, siç kanë vepruar popujt e mençur dhe të emancipuar të Evropës.
Prandaj nuk jemi rastësisht populli i vetëm në Ballkan dhe më gjërë pa çështje të përmbyllur nacionale.
Jemi sepse mentaliteti i robit që është shndërruar në Sindromë të Stokholmit e ka bërë të vetën.
Sepse sigurimi i jetesës dinjitoze kolektive nënkupton sakrificë kolektive, ndërsa ne nuk kemi qenë të gatshëm për një sakrificë të tillë.
Përveç kësaj në trevat e banuara me shqiptarë ndër shekuj ka dominuar një diskrepancë e tmerrshme ndërmjet sakrificës individuale dhe servilizmit kolektiv.
Këtë e kanë ndier në lëkurën e tyre edhe Gjergj Kastrioti edhe Adem Jashari.
Të dytë kanë qenë të tradhtuar, sabotuar dhe lënë vetëm edhe nga bashkveprimtarët e tyre më të ngushtë edhe nga populli.
Fatmirësisht Gjergj Kastrioti ka jetuar në një kohë kur shpata ka qenë fjala e fundit e shkencës, prandaj edhe me ata pak trima që i ka tubuar rreth vetves i ka mundur me qindra herë armiqtë shumëfish më të fortë për nga armatimi dhe numri i ushtarëve
Sepse trimat e Gjergj Kastriotit kanë luftuar për çlirim dhe jo për okupim prandaj morali i fortë i ka shndërruar në luftëtarë të pamposhtur.
Adem Jashari i shkretë fatkeqësisht nuk e ka pasur këtë luksoz.
Prandaj shqiptarët nëse janë njerëz duhet të përjetojnë dhimbje të madhe në shpirti nga ndërgjegja e keqe dhe të zgjohen në këmbë si para himnit të flamurit, sa herë që ia përmendin emrin.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Rruga Press

YouTube player