Bota

Shpërthimi vullkanik i pasuar nga cunami, si duket nga ajri dëmi katastrofik në Zelandën e Re

Pamje të marra nga ajri, të përgatitura nga forcat e mbrojtjes së Zelandës së Re për qeverinë e Tongan-it kanë rrjedhur online. Nga pamjet e publikuara në disa zona mund të dallohet qartë shkatërrimi “katastrofik” që ka sjellë cunami dhe shpërthimi vullkanik ndërsa zona të tjera kanë mbetur relativisht të padëmtuara.

40 fotot e shkrepura nga ajri tregojnë disa zona të mbuluara nga hiri me ndërtesa të dëmtuara ndërsa pjesë të tjera duken të paprekura. Fotot u shkrepën nga forcat mbrojtëse të Zelandës së Re gjatë një fluturimi zbulimi të hënën dhe u bashkuan në një raport për qeverinë  e vendit. Fotot më pas rodhën në internet.

Lexo më shumë  Ministri francez i Mbrojtjes: Një ‘forcë e reagimit të shpejtë’ evropian mund të krijohet që në vitin 2025

Pas fluturimit të zbulimit, forcat mbrojtëse të Zelandës së Re ndanë një pjesë të vogël të fotografive me mediat, shumica e të cilave tregonin personelin e mbrojtjes në punë, dhe jo pamjet e ishujve. 40 imazhet e zbuluara paraqesin një pamje shumë më të plotë të dëmit në vend dhe përfshijnë shënime rreth seriozitetit të dëmit. /abc/

Rruga PRess

Lexo më shumë  Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas
YouTube player