Shpërthimi vullkanik i pasuar nga cunami, si duket nga ajri dëmi katastrofik në Zelandën e Re
Pamje të marra nga ajri, të përgatitura nga forcat e mbrojtjes së Zelandës së Re për qeverinë e Tongan-it kanë rrjedhur online. Nga pamjet e publikuara në disa zona mund të dallohet qartë shkatërrimi “katastrofik” që ka sjellë cunami dhe shpërthimi vullkanik ndërsa zona të tjera kanë mbetur relativisht të padëmtuara.
40 fotot e shkrepura nga ajri tregojnë disa zona të mbuluara nga hiri me ndërtesa të dëmtuara ndërsa pjesë të tjera duken të paprekura. Fotot u shkrepën nga forcat mbrojtëse të Zelandës së Re gjatë një fluturimi zbulimi të hënën dhe u bashkuan në një raport për qeverinë e vendit. Fotot më pas rodhën në internet.
Pas fluturimit të zbulimit, forcat mbrojtëse të Zelandës së Re ndanë një pjesë të vogël të fotografive me mediat, shumica e të cilave tregonin personelin e mbrojtjes në punë, dhe jo pamjet e ishujve. 40 imazhet e zbuluara paraqesin një pamje shumë më të plotë të dëmit në vend dhe përfshijnë shënime rreth seriozitetit të dëmit. /abc/
Rruga PRess