Bota

Shpërthimi në luftanijen ruse Moskva, reagon SHBA-ja

Deklarata erdhi nga sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

Në një intervistë për MSNBC, Kirby tha:

“Ne nuk e dimë se çfarë e shkaktoi atë shpërthim. Ne kemi parë raportet në mediat sociale se ka qenë ndoshta një raketë e mbrojtjes bregdetare ukrainase (që) e goditi atë. Nuk mund ta përjashtojmë këtë, thjesht nuk kemi informacion të mjaftueshëm për momentin”.

Lexo më shumë  Paketa amerikane 61 miliardëshe, Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori Moskva, u dëmtua rëndë nga shpërthimi i municioneve në bord, tha agjencia e lajmeve Interfax duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes të enjten.

Interfax tha se ekuipazhi ishte evakuuar. Agjencia tha se shpërthimi kishte ndodhur nga një zjarr dhe se shkaku ishte duke u hetuar.

Një zyrtar ukrainas tha më herët se Moskva ishte goditur nga dy raketa, por nuk dha ndonjë provë.

Lexo më shumë  E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Anija me kapacitet 12,500 tonë ka një ekuipazh prej rreth 500 personash. Agjencitë ruse të lajmeve thanë se Moskva kishte 16 raketa “Vulkan” të cilat kanë një rreze veprimi prej të paktën 700 km.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *