Bota

Shpërthime në të gjithë Ukrainën

Rusia ka nisur sulme me raketa në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase të mërkurën në mëngjes, ka njoftuar Forca Ajrore e Ukrainës. Si pasojë e sulmeve një person në jug ka vdekur dhe janë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore në kryeqytet, ku janë dëgjuar disa shpërthime.

Dy shpërthime të mëdha janë dëgjuar në qendër të qytetit në mëngjes rreth orës 7, dhe dy të tjera 45 minuta më vonë, ka raportuar “Kyiv Post”.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Kryebashkiaku Vitali Klitschko ka thënë se sistemet ajrore mbrojtëse janë aktivizuar dhe ka lutur njerëzit të rrinë nëpër strehimore. Siç ka thënë Klitschko, si pasojë e raketave disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.

Një person ka vdekur në Mykolaiv, ndërsa janë dëmtuar të paktën 20 ndërtesa. Ka disa të lënduar, ka konfirmuar kryebashkiaku Oleksandr Sienkevych.

Ndërsa Oleh Sinehubov, udhëheqës i rajonit të Kharkivit, ka thënë se raketat ruse kanë goditur infrastrukturën jorezidenciale.

E gjithë Ukraina është zgjuar nën alarme të shumta në mëngjes.

Shpërthime janë dëgjuar edhe në rajonet Nikolaev dhe Lviv.

Rruga Press

YouTube player