Lajme

Shpërthim në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premten në rrugën “Zekirija Cana” në kryeqytet. 

Policia ka thënë se bëhet fjalë për një granatë dore, nga shpërthimi i së cilës janë dëmtuar gjashtë vetura.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, ka thënë Policia.

Lexo më shumë  Dita 46 e protestës/ “Të rinjtë na hoqën frikën!” – Protestuesi i revoltuar : Rama me deputetët e tij na quajnë korba e sorra, por ata janë një çetë hajdutësh!

Policia ka bllokuar rrugën për lëvizje dhe njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese e ka pastruar terrenin. 

“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar Policia. 

YouTube player