Bota

Shpërthim në fabrikën më të madhe ruse të eksplozivëve industrialë

Të paktën gjashtë persona u vranë pas një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë eksplozivi në Rus.

Siç është raportuar në kanalin rus Telegram Rybar, ku kryesisht shkruajnë blogerët ushtarakë rusë, një shpërthim tronditi fabrikën më të madhe ruse të eksplozivëve industrialë.

Bëhet fjalë për fabrikën Promsintez në Chapaevsk në rajonin e Samara, raporton ap.

Sipas informacioneve nga shërbimet emergjente, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dy janë plagosur.

“Shpërthimi ndodhi gjatë çmontimit të pajisjeve për riparime në punëtorinë e fabrikës Promsintez në Chapaevsk. Tetë persona u plagosën, gjashtë prej të cilëve vdiqën”, tha një burim për RIA Novosti pro-regjimit rus.

Ndryshe, deri më tani nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me luftën në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player