Shpërthim me tritol në Tiranë
Një sasi tritoli ka shpërthyer në një ndërtesë në Tiranë mëngjesin e së mërkurës.
Policia tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit Remzi Ponari, 60 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.
Lexo më shumë 51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Rruga Press

