BallinaLajme

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, plagoset i moshuari

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Si pasojë e shpërthimit pronari i banesës Feta Baroti, 75-vjeç mësohet se ka mbetur i lënduar. Shtëpia është shkatërruar totalisht, ndërkohë që këtë Barotin e kanë zënë inertet brenda.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shpëtimi i të zotit të shtëpisë dhe më pas ai është transportuar me urgjencë në spital. Dyshohet se bombola e gazit ishte lënë hapur dhe gazi ishte përhapur në të gjithë banesën.

YouTube player