Bota

Shpërndarja e barabartë e vaksinave “duhet t’i japë fund pandemisë”

Qasja e barabartë në vaksina kundër koronavirusit është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund fazës aktuale të pandemisë së koronavirusit, kanë thënë ekspertët kyçë të shëndetit publik në botë, në një panel të mbajtur në Davos të martën.

Duke folur për dallimet në vaksinim, në konferencën virtuale të Forumit Ekonomik Botëror, drejtori për Emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Mike Ryan, ka thënë që më shumë se gjysma e popullsisë së botës, ka marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, mirëpo vetëm 7 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht në Afrikë.

“Problemi është që ne jemi duke lënë mbrapa hapësira të mëdha të botës… Mirëpo vaksinat janë tejet të rëndësishme. Nuk ka mënyrë për të dalë nga pandemia pa vaksina”.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Zbulimi i variantit Omicron të koronavirusit në Afrikën e Jugut ka rritur pretendimet se shkalla e ulët e vaksinimit mund të inkurajojë mutacion të virusit dhe përhapje në vende tjera të botës.

John Nkengasong, drejtor i Qendrave afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se është e “papranueshme” që Afrika ka mbetur mbrapa shteteve tjera sa i përket vaksinimit dhe e ka cilësuar këtë situatë si “dështim të bashkëpunimit global dhe solidaritetit”.

“Mënyra e vetme për të parandaluar variante tjera që sfidojnë përpjekjet globale është vaksinimi në masë, përfshirë Afrikën”, ka thënë Nkengasong.

Seth F. Berkley, shef ekzekutiv i aleancës për vaksina, Gavi, ka thënë se ndonëse procesi i furnizimit me vaksina përmes nismës COVAX është përcjellë me ndalesa në eksporte, nacionalizëm me vaksina dhe mospërmbushje të kërkesave nga ana e kompanive, gjërat janë duke u stabilizuar ngadalë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Ne presim që miliarda doza tjera të shpërndahen brenda katër deri në pesë muaj… sfida është që të sigurohemi se secili shtet është gati që t’i marrë ato”.

Nkengasong ka thënë se shtetet afrikane nuk janë duke u përballur me hezitim rreth vaksinimit, mirëpo janë duke analizuar aspektet logjistike që duhet të adresohen.

“Bashkëpunimi më i madh është rruga drejt dhënies fund të pandemisë, qoftë më 2022 apo 2023”./rel/

Rruga Press

YouTube player