Art & Kulturë

Historia e Xhelal Mitrovicës, një epope nga Shkodra në Kanada

Xhelal Mitrovica ishte një intelektual i formuar, studiues i zellshëm dhe luftëtarë për çështjet kombëtare. Një orator e poliglot që mahniste me dijet dhe kulturën, një ndër gazetarët më të njohur në kohën e vet.

Ai ka qenë një patriot dinamik dhe ishte pjesë e çdo aktiviteti me karakter politik, kulturor, arsimor në Diasporë, deri në momentin kur ndërroi jetë në Toronto të Kanadasë më 10 nëntor të vitit 1974.

Lexo më shumë  Filmi i Blerta Bashollit “Dua” fiton çmimin prestigjoz “SACD” në Festivalin e Filmit në Cannes

Atdhetari dhe intelektuali shqiptar, Xhelal Mitrovica ishte i  biri i Dervish Mitrovicës, oficer i ushtrisë osmane dhe më pas veprimtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Pa mbushur ende tre vjeç, familja u shpërngul drejt Shkodrës, ku mori mësimet e para në Kolegjin Saverian. Ka qenë mësimdhënës në Gjimnazin dhe në Normalen “Sami Frashëri”, në Prishtinë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pjesëmarrës në Lidhjen e Dytë të Prizrenit që u mbajt në shtator të vitit 1943.

Deputet i Mitrovicës në Parlamentin e Shqipërisë, prej datës 18 korrik  deri më  28 gusht 1944, në qeverinë e Fiqri Dinës.

Lexo më shumë  Filmi i Blerta Bashollit “Dua” fiton çmimin prestigjoz “SACD” në Festivalin e Filmit në Cannes

Ishte njëri ndër gazetarët më të sprovuar e më të mirë të kohës, bashkëpunëtor në të përkohshmet “Kosova”, “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, “Bashkimi i Kombit”, Koha e Jonë”, drejtues i gazetave “Vatra Shqiptare” dhe “Buletini i Lidhjes së Shqiptarëve” në Australi etj.

Rruga PRess

YouTube player